Qeveria njoftoi këtë të hënë se hapja e klubeve të natës, diskove, bareve dhe shërbimeve të këtij lloji është e ndaluar, si masë kundër përhapjes së Koronavirusit.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë, madje u shoqërua me protestë. Sot në orën 20:00 disa nga VIP-at shqiptarë, së bashku me disa qytetarë protestuan përballë Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi, duke u shprehur se hapja e këtyre bizneseve nuk është lejuar asnjë ditë që pas rihapjes me 1 Qershor.
"E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, ka shkruar Rama në Twitter.

