Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca përmes disa postimeve në Instastory ka zbuluar se i është rikthyer ditëve të punës. Mirëpo ndryshe nga ç'bënte më parë, ajo tani dhe ushqehet ndërkohë që punon.

Luana ka treguar se gjatë periudhës së karantinës ka kuptuar se duhet të hajë kur punon. "Punë dhe ushqim i shëndetshëm. Karantina më ka bërë të kuptoj që duhet të ha kur punoj", ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Kujtojmë se ajo ka punuar dhe me një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti. Luana ka bashkëpunuar me këngëtarin latin, Jay Santos.






