Nga Shqipëria / E Hënë 20 Korrik 2020, 20:08

'Muzika nuk vret', nis protesta para Kryeministrisë, dalin pamjet e para

Në orën 20:00 ka nisur protesta përballë Kryeministrisë. VIP-at shqiptarë, bashkë me shumë qytetarë janë mbledhur kundër vendimeve që mori sot qeveria.

Qeveria ka vendosur ndalimin e muzikës pas orës 20.00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1.000.000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim të aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Po ashtu ka ndaluar hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu dhe të mbyllura, përpos restoranteve. 

"Abc News" ka publikuar pamjet e para nga protesta "Muzika nuk vret", ku shihet se është mbledhur një numër i madh personash: