Nga Shqipëria / E Hënë 20 Korrik 2020, 19:07

'Është tmerrësisht shqetësuese", Silva Bino jep lajmin e keq për Koronavirusin

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë së fundmi një intervistë për "Abc News". Gjatë intervistës ajo u shpreh se në çdo tre tamponë, rezulton një pozitiv me Koronavirus. Bino tha se ky është një fakt shumë shqetësues dhe një ndër arsyet pse janë shtuar masat në vend.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se qeveria ka vendosur mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe bareve. Po ashtu ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në të gjitha mjediset.

"Është tmerrësisht shqetësuese dhe kjo ka qenë një nga arsyet që janë forcuar masat dhe natyrisht numri i testimeve do të rritet. Por edhe këto teste që janë marrë kanë qenë teste përfaqësuese, teste që lidhen me shtrime në spitale me mjekun e familjes. Pra nuk kanë qenë të lidhura vetëm me hetimin epidemiologjik dhe nga testet përfaqësues mund të marrësh një indikacion se çfarë po ndodh”,  u shpreh Bino për "Abc News".