Nga Shqipëria / E Hënë 20 Korrik 2020, 18:06

Kundër vendimit të qeverisë, VIP-at mblidhen sot në protestë: Muzika nuk vret

Qeveria ka vendosur ndalimin e muzikës pas orës 20.00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1.000.000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim të aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Po ashtu ka ndaluar hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu dhe të mbyllura, përpos restoranteve. 

Ky vendim i qeverisë nuk është pritur aspak mirë nga personazhe të njohur të Showbiz-it, të cilët kanë vendosur të mblidhen në protestë. Protesta do të mbahet sot në orën 20:00 përballë Kryeministrisë.

Disa nga VIP-at që do t'i bashkohen protestës "Kundër Aktit Normativ", në kuadrin "Muzika nuk vret" janë: Capital T, Olti Curri, Sardi Shehu, Eneda Tarifa, Eugent Bushpepa, Xhemi Shehu, Aurela Gaçe e të tjerë.