Në maj të këtij viti në rrjet qarkulluan lajme se reperja e njohur Nicki Minaj dhe partneri i saj, Kenneth Petty do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmet e pritjes së ëmbël i ka konfirmuar vetë reperja ditën e sotme.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Nicki ka marrë urime të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët po prisnin me padurim një konfirmim nga ana e saj.

Reperja dhe Kenneth janë kurorëzuar në martesë disa kohë më parë. Dasma u zhvillua në fshehtësi dhe më pas lajmin e dha vetë Nicky.









