Qeveria ka vendosur ndalimin e muzikës pas orës 20.00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1.000.000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim të aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Po ashtu ka ndaluar hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu dhe të mbyllura, përpos restoranteve. Këto vendime të qeverisë nuk janë pritur aspak mirë nga moderatorja Xhemi Shehu. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka ironizuar publikisht masat e ndërmarra.

“Po dëgjoi corona muzikë pas orës 20:00, të mbyti, sidomos nëse je duke pirë e s’je në restorant", ka shkruar ajo në një postim në Instastory.




