Nga Shqipëria / E Hënë 20 Korrik 2020, 16:04

Rritet numri i viktimave, humb jetën një tjetër pacient te Infektivi

Gjatë përditësimit të situatës së Koronavirusit në vend, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Numri total i viktimave ka shkuar në 113.  Në dy spitalet Covid ndodhen të shtruar 123 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive dhe 3 të intubuar.