Enrico Rossi, guvernatori i Toscana-s ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shpërthimet e fundit të virusit në qytetin italian. Ai njofton se rastet e reja e kanë burimin nga jashtë. Sot janë regjistruar 16 raste të reja, nga të cilat 13 janë të ardhur nga Shqipëria.
Rossi kërkon të dijë të dhënat jo vetëm se kush ka zbarkuar ose do të zbarkojë në Pisa, por edhe në aeroportet e tjera italiane dhe prej andej të transferohet në Toscana. Ai iu ka bërë thirrje qeverive përkatëse që të gjurmojnë, testojnë dhe hetojnë rastet me kujdes përndryshe do të bllokohen fluturimet.
“Përndryshe, nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokoni fluturimet direkte”, është shprehur ai.
Burimi: "Iconstyle"
