Nga Shqipëria / E Diel 19 Korrik 2020, 23:11

'Shpresa mbetet', shefja e Infektivit ndan foton prekëse pas një dite të lodhshme pune

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka publikuar në rrjete sociale një foto të saj pas një dite të lodhshme pune. Asaj i duket qartë lodhja në fytyrë, por sërish nuk e ka humbur shpresën.

“Pas lodhjes, shpresa mbetet që ju do t’i respektoni masat, për mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik”, ka shkruar Çomo krahas fotos.