Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e njohur Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj personave që nuk e vendosin maskën gjatë periudhës së pandemisë. Ajo shprehet se kjo periudhë e ka bërë të kuptojë që Shqipëria është shkatërruar nga shqiptarët.

Rozana ka treguar se shumë miq të saj, bashkëmoshatarë me të janë infektuar nga Koronavirusi dhe janë në gjendje të rëndë në spital. Këngëtarja iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat.

“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët.
S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, ka shkruar Rozana.





