Nga Shqipëria / E Diel 19 Korrik 2020, 17:05

Aktori i 'I love Tropoja' bën aksident me makinë, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Sot është raportuar nga "JOQ" një aksident në qytetin e Durrësit, ku dy makina janë përplasur njëra me tjetrën.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar për "JOQ" se në aksident ishte përfshirë aktori i njohur nga filmi "I Love Tropoja", Engjëll Hoxha.

I kontaktuar nga "Xing.al" aktori ka treguar se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk ka dëmtime.