Gjatë përditësimit të situatës së krijuar nga Koronavirusi në vend (Lexo këtu), Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komiteti i Ekspertëve ka miratuar fillimin e testimeve serologjike dhe në strukturat jo publike, krahas atyre shtetërore.
Testet duhet të jenë të validuara paraprakisht edhe nga Instituti i Shëndetit Publik. Ato duhet të jenë aprovuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe do të lejohet të përdoren në laboratorë privatë të njohur nga Ministria e Shëndetësisë.
Testet serologjike synohet të identifikojnë antitrupat e Koronavirusit për të parë nëse është krijuar imunitet te njerëzit që po testohen.
