Nga Shqipëria / E Diel 19 Korrik 2020, 16:04

E fundit/ 82 raste të reja me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e keq

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 331 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste të Tiranë, nga 7 raste në Kavajë dhe Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga dy raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, nga një rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës dhe Ura Vajgurore.

Në dy spitalet Covid, te Infektivi dhe te Shefqet Ndroqi ndodhen të shtruar 123 pacientë, 17 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 1 i intubuar. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dhe një lajm të keq, gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë.