Nga Shqipëria / E Diel 19 Korrik 2020, 15:03

Vazhdojnë shifrat alarmante në Kosovë, 5 viktima dhe 118 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 489 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 118 raste pozitive, duke e çuar në 5.735 numrin total të të infektuarve.

Po brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima. Që nga fillimi i pandemisë raportohen 135 jetë të humbura, të cilët kanë pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.