Nga Shqipëria / E Diel 19 Korrik 2020, 15:03

E kishin mbajtur të fshehtë: Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër për herë të dytë

Çifti shumë i njohur i showbizit, Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë bërë prindër për herë të dytë, raporton "Daily Mail". Aktorja 38-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Lajmi i shtatzënisë është mbajtur sekret për plot 9 muaj dhe për më tepër dyshja nuk kanë reaguar ende. Justin dhe Jessica kanë dhe një djalë tjetër 5-vjeçar të quajtur Silas Randall.

Më herët, konkretisht në vitin që lamë pas, çifti janë përfolur për ndarje, por siç duket gjërat mes tyre shkojnë më së miri. Ato po shijojnë në privatësi të plotë ardhjen në jetë të një bebushi tjetër.