Çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit që lamë pas. Almeda solli në jetë vogëlushin Efehan, i cili iu ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Aktorja ka realizuar së fundmi një intervistë me ndjekësit në Instarstory dhe nuk kanë munguar pyetjet rreth vogëlushit. Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse Efehani di ndonjë fjalë shqip dhe Almeda ka pohuar.

Ajo ka treguar se i biri flet shqip, ai thotë fjalën "nona" për gjyshen e tij. "Po, nonaaa, kështu e thërret mamin tim", ka shkruar Almeda.






