Nga Shqipëria / E Diel 19 Korrik 2020, 10:10

'Pse dridhesh sikur je në korent?', Dajana Shabani i kthehet ndjekëses dhe nuk lë gjë pa i thënë

Moderatorja Dajana Shabani ka publikuar në Instagram bisedën me një ndjekëse, e cila i ka bërë një koment që nuk është pritur aspak mirë. "Pse dridhesh sikur je futur në korent?", i ka shkruar ajo.

"Se ma do menderja, po ti ça halli ke?", ka replikuar Dajana. Ndjekësja ka reaguar sërish duke i vënë në pah kulturën: "Hajde kulturë hajde", një përgjigje kjo që ka bërë moderatoren t'i kthehet prapë.

“Ti, një e panjohur në Instagram nuk më tregon mua kulturën sepse të mos vd èsësh injorante, mendere është forma më e kulturuar e shkruar në fjalin shqip. Dhe nuk mendoj se ti ke një kulturë të madhe kur ndjek dikë dhe i jep mend, kur tjetra as nuk di që ekziston”, është shprehur ajo.

Pasi ka publikuar bisedën në Instastory, Dajana ka shkruar: "Shyqyr që janë këto moralistet që as të shkruajnë nuk dinë! Ju nuk dridheni në Instagram, dridheni diku tjetër për një sanduiç!"