Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 23:11

Shpallet Miss Shqipëria 2020, ja kush është vajza që fitoi kurorën e më të bukurës

Mbrëmjen e sotme te "Shtëpia e Kongresit" në Lushnjë u mbajt "Miss Shqipëria 2020". 31 vajza nga brenda vendit morën pjesë në natën finale.

Në fazën finale u dhanë këto çmime:

1. Miss Interneti- Iljada Bazi

2.Miss Miqësia-Antonela Çina


3. Miss "Stopi", vajza e zgjedhur si velinë - Françeska Rustemi

4. Miss Press- Sindi

Klerisa Meta u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria 2020.

Françeska Rustemi u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipëria 2020.

Miss Shqipëria 2020 u shpall vajza me numrin 14, Iliada Bazi. Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi i dorëzoi kurorën për më të bukurën e vitit 2020.