Numri i të infektuarve nga Koronavirusi në botë ka shkuar mbi 14 milion, saktësisht 14.336.043 të prekur. Pothuajse 4 milion e tyre janë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (3.814.222).
Mbi 2 milion të tjerë janë në Brazil, ku gjendja paraqitet alarmante (2.053.174), mbi 1 milion janë në Indi me 1.077.864 të infektuar, 765.437 janë në Rusi.
Që nga fillimi i pandemisë 8.555.755 persona janë shëruar nga Koronavirusi, ndërsa 601.996 të tjerë kanë humbur jetën. Numri më i lartë i viktimave është shënuar në SHBA (142.672) dhe në Brazil (78.097).
