Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 22:10

Ilda Beljeri shkëput kontratën me 'Top Channel', ja televizioni i ri ku do ta shohim

Pas tre muajsh shkëputje, emisioni "Procesi sportiv" u rikthye në ekran, mirëpo pa Ilda Bejlerin. Krah Edi Manushit u shfaqën vetëm Alesia Bami dhe analistët historikë të emisionit.

Ende nuk dihet se çfarë fshihet pas largimit të saj të befasishëm, por në media po përflitet se Ildën do e shohim në një tjetër televizion. Sipas "Gazetës Shqiptare", moderatorja e ka shkëputur kontratën dhe është në tentativa për të qenë në një tjetër kanal, te "Abc News".

Ilda nuk ka reaguar akoma në lidhje me lajmet që qarkullojnë dhe nuk dihet me çfarë projekti mund të vijë ajo. Si rrjedhojë, mbetet të presim shtatorin, me nisjen e sezonit të ri televiziv.