Mbrëmjen e sotme është konfirmuar një rast i ri me Koronavirus në qytetin e Elbasanit. Gazetari Aldo Kozarja, ka raportuar për "Abc News" se rasti është konfirmuar pas ekzaminimit me skaner, pasi i është vonuar kryerja e tamponit.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila është dërguar me urgjencë drejt Covid-2 në Tiranë. Kujtojmë se përgjatë 24-orëve të fundit u konfirmuan 102 raste të reja dhe u shënuan 4 jetë të humbura.
