Kida është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku, e cila së fundmi po shijon suksesin e këngës "PP", në bashkëpunim me Mozzikun. Së fundmi, një postim i bërë në rrjete sociale ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ka publikuar në Instastory foton e një krahu mashkulli, i cili ka bërë tatuazh fytyrën dhe emrin e saj. Por kush është mashkulli misterioz? Kida e ka etiketuar në postim, duke treguar se gjesti i veçantë është nga një fans.

"Nuk ka nevojë për fjalë", ka shkruar këngëtarja krahas postimit.





