Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 20:08

Kosovë/ Infektohet me Koronavirus foshnja 13-ditëshe, ja si është gjendja shëndetësore

Një foshnjë nga Kosova, vetëm 13 ditëshe është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Neanologjisë, Xhevdet Gojnovci. Ai ka njoftuar se foshnja është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Numri i foshnjave të infektuara me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në dy. Foshnja e parë ka dalë nga spitali me datë 14 Korrik, në gjendje të mirë shëndetësore. “Edhe një foshnjë është konfirmuar me Covid-19. E lindur me 5 korrik, është pranuar me 16 korrik në QKUK. Foshnja është në Klinikë të Neanologjisë në gjendje stabile. Ky është rasti i dytë me Covid-19 tek foshnjat", ka njoftuar dr.Gojnovci.