Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 19:07

'Gruaja e kompozitorit shqiptar me temperaturë', revoltohet mjeku: Zemërgurë, kush është kriteri për t'i bërë tamponin?

Me anë të një statusi në rrjete sociale, mjeku i QSUT-së, Petrit Vargu ka bërë të ditur se gruaja e kompozitorit shqiptar, Feim Ibrahimit ka shfaqur temperaturë prej ditësh. Megjithatë asaj nuk i është bërë ende tamponi.

"Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi,ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh, avokatesh, inxhinieresh etj...eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit. Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur, qe sot fatkeqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin? Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine. Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!", ka shkruar ai.