Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka dhënë së fundmi një intervistë për "Hipokrati" në Top Channel. Ai është shprehur se të gjithë duhet të mësohemi me normalitetin e ri me maskë, pasi pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera. “Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, u shpreh mjeku.
Përsa i përket shtimit të rasteve, Pipero tha se pas hapjes totale ishte e pritshme të shtohej numri i të infektuarve. Megjithatë, ky shtim ka dalë jashtë pritshmërive dhe kjo për shkak të pakujdesisë. "Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshëmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi", u shpreh ai.
View this post on Instagram
