Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 16:04

E rëndë në Tiranë/ 39-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë para Kryeministrisë

Një 39-vjeçar, me inicialet U.K, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Ai është ndaluar nga patrullat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë në kohë. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një  shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të  vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: "Abc News"