Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 16:04

E fundit/ Shifra alarmante nga koronavirusi, 102 raste të reja sot

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste ne Tirane, 5 ne Shkoder, 4 raste ne Kruje, nga 2 raste ne Berat, Kavaje dhe Peqin, nga 1 rast ne Durres, Has, Korce, Lezhe, Lushnje, Vlore dhe Sarande.

Raportohet se tek spitali Inektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 110 persona, 14 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 pacient i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.