Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 16:04

Feston sot ditëlindjen, Tritan Kalo surprizohet në spital nga Manastirliu

Mjeku i njohur Tritan Kalo sot ka ditëlindjen dhe kjo dite e rendesishme e gjeti ne spital, ne krye te detyres dhe krah pacienteve për të luftuar se bashku në betejën e ashpër me COVID-19.

Mjeku ka marrë urime te shumta nder to edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu e ka surprizuar me një dhuratë, një shporte me lule, dhe me një urim për ditëlindje, duke e falënderuar për profesionalizmin dhe devotshmërinë në punë.

"Prof. Tritan Kalo ka sot ditëlindjen! Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën cdo ditë.

Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju!
Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga zemra", shkruan Manastirliu.