Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 13:01

Pacientë me respiratorë, mjekë që vrapojnë, dalin pamjet e rënda brenda Infektivit

Ministrja e Shëndetësisë, Oferta Manastirliu ka publikuar pamjet brenda spitalit Infektiv. Në video shihen momentet kur mjekë dhe infermierë vrapojnë në korridoret e Infektivit, ndërsa pacientët përballen me vështirësi në frymëmarrje.

Disa pacientë shfaqen të intubuar dhe me maska oksigjeni. “Më çpojnë kockat… oh moj nënë!”, dëgjohet të thotë një e moshuar.

"Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!", shkruan Manastirliu.