Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 09:09

Sporti në zi, ndahet nga jeta në moshë shumë të re boksieri i njohur

Eshte ndare nga jeta ne moshe shume te re, vetem 24 vjec, boksieri i talentuar Travell Mazion. I riu ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik.

Përplasja e makinës së tij, rezultoi fatale për 24-vjeçarin. Mazion përplasur me një makinë tjetër dhe mbeti i vdekur në vend. Nga aksidenti edhe 61-vjeçari që drejtonte makinën tjetër humbi gjithashtu jetën në spital.

Mazion ishte një i ri premtues që për herë të parë në ring kishte zbritur në vitin 2013-të kur ishte vetëm 17-vjeç.