Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Korrik 2020, 09:09

E prekur nga Koronavirusi, pacientja humb jetën në ambulancë drejt Infektivit

Një 88-vjeçare e konfirmuar disa ditë më parë me Koronavirus, ka humbur jetën teksa po transportohej nga Pogradeci për në spitalin Infektiv.

Gjendja e saj ishte shumë e rënduar dhe e moshuara ka pësuar atak kardiak në ambulancë. Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.

Burimi: "Abc News"