Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka pësuar një aksident me makinë pasditen e sotme. "Prive.al" ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në Tiranë dhe ka siguruar foto nga vendngjarja.

Pas lajmeve ka reaguar dhe Fifi. Me anë të një postimi në Instastory, ajo shkruan se ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore. Për më tepër, këngëtarja nuk ka anuluar as koncertin e mbrëmjes së sotme.

"Nanusha...është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale. Unë jam mirë", ka lajmëruar Fifi.






