Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ishte i ftuar në emisionin "Provokacija". Ai u shpreh se nuk dihet sa do të zgjasë virusi dhe theksoi se ende nuk ka ikur vala e parë.
“Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet. E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do t'i shtohet edhe një ushtar tjetër në krah. Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent. Zakonisht këto të fundit kanë qenë vala e parë 6-7 muaj, pastaj të tjera deri në zhdukjen e tij”, u shpreh ai.
Brataj tha se në fillimet e tij, virusi ishte i frikshëm për shkak të të panjohurës që mbarte. Ndërsa sot janë rritur kapacitetet. “Faza e fillimit ishte e panjohur e madhe. Përgatitja nuk ishte siç është sot. Përgatitja e një sistemi që ti përgjigjet kësaj urgjence. Janë rritur kapacitetet. Pavarësisht se ekspertët mblidhen. Themi pozitiviteti sa shkon, kjo shndërrohet në numra dhe pacientë. Duhet të parashikosh se çfarë po të vjen që ta përballosh. Që do të thotë mos ketë pacientë më shumë seç ke krevatë”, tha drejtori i urgjencës.
Kujtojmë se përgjatë ditëve të fundit, virusi ka shkaktuar një situatë alarmante në vend, me shtimin e të infektuarve dhe viktimave.
Burimi: "Abc News"
