Nga Shqipëria / E Premte 17 Korrik 2020, 22:10

Më në fund: Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Dyshja nuk e kanë konfirmuar ende, por burime pranë dyshes kanë treguar se Sara është në pritje të një vajze.

Bukuroshja ka publikuar së fundmi foton e parë në Instagram, në të cilin i dallon barku i rrumbullakosur. Ndjekësit e kanë përgëzuar për shtatzëninë, por Sara ka zgjedhur të mos iu përgjigjet.

Ledri dhe ajo kanë vendosur ta shijojnë larg vëmendjes së publikut dhe mediave periudhën e ëmbël, njëjtë siç bënë dhe me lidhjen e tyre, të cilën e konfirmuan vetëm pas disa vitesh bashkë.