Nga Shqipëria / E Premte 17 Korrik 2020, 21:09

Shtimi i rasteve të reja/ Infektohen me Koronavirus shefi i Komisariatit dhe e shoqja

Numri i të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri është rritur ndjeshëm përgjatë ditëve të fundit, njëjtë si dhe numri i viktimave. Së fundmi, virusi ka prekur dhe Komisariatin e Kavajës.

"Abc News" ka raportuar se shefi i Komisariatit, së bashku me të shoqen kanë rezultuar pozitiv. Çifti kanë disa ditë të infektuar dhe nuk dihet si kanë rënë në kontakt me Covid-19.