Nga Shqipëria / E Premte 17 Korrik 2020, 19:07

Xhensila Pere nxjerr zbuluar këngëtaren shqiptare: E tërheqin djemtë me makinë luksoze

Pasditen e sotme dy mikeshat e ngushta, Xhensila Pere dhe Xheisara Frisku ishin të ftuara në emisionin "Ftesë në 5". Gjatë një sfide nga moderatorja Bieta Sulo, Xhensila tha se këngëtarja tërhiqet nga meshkujt me makina të bukura dhe luksoze.

Xheisara zbuloi arsyen pse Xhensila u shpreh ashtu për të, duke treguar  se një ditë ishin bashkë në lokal dhe pranë kishin një djalë të pashëm. Në momentin që do dilnin nga lokali, këngëtarja kishte vënë re se djali kishte një makinë luksoze. Ai e kishte përshëndetur me dorë dhe Xheisara ia kishte kthyer. 

“Ajo është shoqja ime e ngushtë dhe ne kemi shumë situata bashkë. “Gold tiger” janë këto gocat që i provojnë në Amerikë çunat me makina të bukura. Edhe unë një ditë bëra gjatë gjithë kohës muhabet për këto gocat dhe ngjitur kishim një djalë që ishte goxha king dhe unë që gjatë gjithë kohës s’po ja fishkëlleja fare. Kur dolëm jashtë ky ishte me një makinë të bukur dhe më ngriti dorën, ne ishim bashkë dhe unë për momentin, pa vetëdije ngrita dorën. Prandaj thotë ajo që unë vërej makinat”, tregoi këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Xhensila i "nxjerr të palarat" Xheisarës: E tërheqin meshkujt me makinë të mirë! #ftesënëâ??

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on