Nga Shqipëria / E Premte 17 Korrik 2020, 19:07

E fundit/ Ndryshon orari i përditësimit për Covid-19 në Shqipëri, ja kur do të jepet

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se duke filluar nga nesër, datë 18 Korrik, përditësimi i të dhënave mbi Covid-19 do të ndryshojë orar. Transmetimi live do të jepet live në orën 16:00 në ERTV, në faqen e Facebook-ut të Manastirliut si dhe për mediat.

Ky ndryshim është bërë në saj të fluksit të punës 24/7 në Institutin e Shëndetit Publik, si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve të testimit dhe për të përmbushur raportimin 24 orë.

NJOFTIMI:

Pershendetje,

Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi I kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen fcb te Ministres Manastirliu si dhe per median.