Sipas kryeministrit britanik, Boris Johnson Mbretëria e Bashkuar do mund të kthehet në normalitet vetëm në mes të muajit nëntor. Gjate nje konference për media Johnson u shpreh se beson qe familjet britanike do të jenë në gjendje të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjeve, në dhjetor.
“Ne shpresojmë për më të mirën, por planifikojmë edhe për më të keqen. Plani mbetet për tu kthyer në normalitet mbetet “i kushtëzuar”, tha Johnson.
"Shpresoj sinqerisht që ne do të jemi në gjendje të rishikojmë kufizimet dhe të lejojmë një kthim në normalitet nga nëntori, në kohë për Krishtlindje," tha ai.
Britania e Madhe është aktualisht ndër më të prekurit në botë nga koronavirusi: me mbi 294,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima.
Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pas disa ditësh mjekimi intensiv është shëruar.
