Një djalë i ri nga Florida nuk i mori parasysh këshillat e prindërve për të qëndruar në shtëpi, por doli festoi me shokët. 21-vjeçari doli pozitiv pasi bëri testin e Covid-19 dhe ka infektuar të gjithë familjen.
Babai i tij, John Place është në gjendje të rëndë, në kujdes intensiv nga mjekët dhe me respirator prej dy javësh.

42-vjeçari është i vetmi nga familja e tij që është shtruar në spital pas katër ditëve me ethe dhe kollë.

Bashkëshortja e tij tregon se i është lutur të birit të mos dilte jashtë për të festuar me miq dhe të mbante gjithmonë maskë, por ai nuk e dëgjoi. Ajo e paralajmëroi të birin të kishte kujdes dhe të mendonte për të atin i cili vuan nga diabeti.

