Diten e djeshme një 22 vjeçare ra në prangat e policisë pasi i vodhi nje shume te madhe parash vjehrrit te saj. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë arrestuan F. B., 22 vjeçe në Marqinet. E reja kishte vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.
Shtëpia e vjehrrit dhe vjehrres se 22 vjecares ishte shumë pranë me atë ku jetonte e reja me bashkëshortin e saj, por teksa kishte dijeni për gjendjen e parave në shtëpi, në mënyrë të vazhdueshme ajo ka kryer vjedhjen duke përjashtuar të shoqin nga gjithë kjo histori.
Vjehrri kishte nisur të kishte dyshime për paratë dhe vjedhjen e tyre, ai ka akuzuar nusen e djalit për këtë veprim, duke e denoncuar. Në deklaratën e saj përpara policisë ajo ka pranuar vjedhjen e shumës së parave, madje ka zbuluar edhe motivet që e kanë çuar drejt këtij akti.
“I kam vjedhur për të blerë perde dhe gjëra të ndryshme për të kompletuar shtëpinë. Burri nuk di asgjë, pasi atij i kam thënë që paratë m’i jepnin prindërit e mi”, është shprehur ajo. Në ditët në vijim, pritet që e reja të njihet me masën e sigurisë.
Burimi: faxweb.al
