Nga Shqipëria / E Premte 17 Korrik 2020, 11:11

E fundit/ Humbin jetën 3 persona me Covid 19 në vendin tonë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe tre persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 107.

Betejën me Covid-19 e ka humbur një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça. Të tre këta pacientë njoftohet se kanë qenë deri më tani në terapi intensive, të intubuar.

Situata paraqitet serioze në spitalin Infektiv ndërsa numri i të shtruarve në të dy spitalet-Covid është 106. Nga këta, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit, nga 431 testime të kryera, janë konfirmuar pozitive për Covid-19, 55 raste.