Nga Shqipëria / E Premte 17 Korrik 2020, 10:10

E fundit/ Ulet numri i të infektuarve, 55 raste të reja sot në vendin tonë

Gatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive, nje shifer e ulet kjo krahasuar me diten e djeshme kur u shenuan 99 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.