Nga Shqipëria / E Enjte 16 Korrik 2020, 23:11

'Bihter' hap zemrën: Aktorja flet për herë të parë pas lajmeve të divorcit nga i shoqi

Aktorja shumë e dashur për publikun, sidomos nga roli i "Bihterit", Beren Saat është përfolur shpesh për një ndarje nga bashkëshorti i saj, muzikanti Kenan Dogulu. Martesa e tyre ka kaluar disa herë në krizë, mirëpo deklarata e bërë së fundmi nga aktorja i ka vënë pikat mbi i.

Dyshja vazhdojnë të jenë bashkë, madje më të dashuruar se kurrë. Beret ka folur për herë të parë mbi lajmet e divorcit, duke u shprehur se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër nivel, ato janë një familje.

“Përpara se të martohesha mendoja se dashuria nuk do të thotë martesë. Ndërsa tani mendoj se dashuria është më e rëndësishme se vetë martesa. Kanë publikuar lajme ndarje për ne, edhe pse nuk kishim probleme. Pas ndarjes, ne u bashkuam dhe e kaluam bashkë karantinën. Filluam të bëjmë muzikë së bashku. Marrëdhënia jone shkoi në një tjetër nivel. Jemi në një tjetër nivel dashurie. Ne arritëm me sukses të kompozojmë së bashku. Arritëm të jemi një familje. I kapërcyem bashkë të gjitha problemet”, tha aktorja.