Nga Shqipëria / E Enjte 16 Korrik 2020, 22:10

Në mes të pandemisë së Koronavirusit, Manastirliu jep lajmin e gëzueshëm për qytetarët

Përgjatë ditëve të fundit, Koronavirusi ka krijuar një situatë alarmante në Shqipëri. Fatkeqësisht, numri i të infektuarve dhe i viktimave po rritet nga dita në ditë.

Në mes të pandemisë, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë me qytetarët një lajm të gëzueshëm, i cili tregon se pavarësisht gjithçkaje jeta triumfon.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manastirliu ka bërë të ditur se në dy muajt e fundit kanë ardhur në jetë 1200 bebe.

"Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me Covid-19, ekipet mjekësore në maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë.

Vetëm në dy maternitetet e Tiranës më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit. Jeta triumfon”, ka shkruar ministrja.