Një ngjarje e rendë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, në qytetin e Kozanit. Një 45-vjeçar ka sulmuar me sëpatë tre nënpunës në zyrat e tatim-taksave. Bëhet fjalë për dy gra dhe një burrë, të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital.
Drejtori i spitalit, zoti Ganatsios është shprehur se gjendja e tyre është serioze. Kolegu i katërt, në përpjekje për të shpëtuar jetën ka rënë nga shkallët dhe si pasojë ka ndrydhur kyçin e këmbës.
45-vjeçari është i njohur në polici, pasi ishte arrestuar dhe në vitin 2017 për dëmtime të shkaktuara në një vend parkim. Qëllimi i krimit nuk është bërë ende i ditur pasi ai refuzon të flasë në polici.
Burimi: "protothema.gr"/ Përshtati: "Xing.al"
