Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e punës. Lajmin e ka bërë të ditur Bashkim Ramosaj, kyetari i Komunës së Gllogjanit, ku dhe ka ndodhur ngjarja.
“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj. Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin”, ka shkruar ai në një njoftim në faqen zyrtare të Facebook-ut.

