Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një intervistë për A2. Ndonëse përgjatë ditëve të fundit ka pasur një shtim të të infektuarve me Koronavirus, Brataj u shpreh se piku nuk është arritur ende.
Gjatë intervistës, ai tha se fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit, për shkak të lirimit të të gjitha masave. Se si do të vazhdojë piku është në dorën e qytetarëve, të cilët duhet të tregohen sa më të kujdesshëm.
“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, u shpreh Brataj.
