Nga Shqipëria / E Enjte 16 Korrik 2020, 18:06

'7 muaj dashuri e pastër', Brunilda Lahe tregon foton e plotë të vogëlushes Hana

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e bukur Hana.

Brunilda ka ndarë shpesh foto pranë së voglës në rrjete sociale, duke treguar se ajo i ka ndryshuar jetën. Sot janë bërë 7 muaj që nga ardhja e Hanës në jetë dhe moderatorja ka publikuar një foto të plotë të saj, por pa i zbuluar portretin.

"7 muaj dashuri e pastër, Hana", ka shkruar Brunilda krahas fotos së vogëlushes, e cila ka mbuluar fytyrën me duar.