Pak kohë më parë, këngëtari i njohur Labinot Tahiri bëri deklaratën tronditëse se sipas tij Koronavirusi është një gënjeshtër. "10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di do të dalë një njeri me ndikim ndërkombëtar në mbarë botën që do të thotë që ky virus është gënjeshtër", u shpreh ai.

Sopranoja Arta Jashari i ka drejtuar një mesazh publik Labinotit, pasi i ati është infektuar nga Koronavirusi. Qëllimi i mesazhit të saj është t'i provojë këngëtarit që virusi nuk është një gënjeshtër dhe mund të prekë këdo.

Arta ka publikuar një foto me maskë në rrjete sociale, duke treguar se po kujdeset për të atin e sëmurë. “Hajde Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare/muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar sopranoja krahas fotos.




